Ditën e nesërme në orën 13:00 do të zhvillohet nj protestë për uljen e çmimit të karburantit, ku gjatë këtij orari në autostradën Tiranë-Durrës do të fiken të gjithë makinat në mes të rrugës.
E gjitha vjen pas rritjes së çmimit të gazit për litër pasi është dyfishuar brenda një viti. Në fillim të vitit 2021, gazi ishte nga 50-60 lekë për litër, por nga një vëzhgim në pikat e karburanteve rezulton se çmimi është rritur deri në 90 lekë për litër. Edhe nafta është shtrenjtuar sërish me 10 deri në 20 lekë për litër, duke ndikuar drejtpërdrejtë tek drejtuesit e makinave.
Ndërkohë lidhur me situatën, Konfederata e Industrive të Shqipërisë kanë paralajmëruar se kjo rritje rrezikon të marrë përmasat e një krize energjetike në vitin 2021-2022.
/Priza.al/