Kërkonte 50 mijë lekë për një notë kaluese/ SPAK: 3 vite burg për pedagogun

SPAK ka kërkuar 3 vite burg për pedagogun e Universitetit të Korçës Alket Dino, i akuzuar për korrupsion. Dino akuzohet për korrupsion, pasi iu merrte studentëve nga 50 mijë lekë të vjetra për provime, në mënyrë që t’iu vinte një notë kaluese 5.

Dino ka mohuar akuzat e ngritura ndonëse gjatë arrestimit atij iu kapën dhe sekuestruan 50.000 lekë dhe 300 euro që dyshohet se ishin përfituar nga studentët në këmbim të një note kaluese.

Së bashku me Dinon ra në pranga edhe Xhevi Dervishi që funksiononte si sekser ndërmjet studentëve dhe pedagogut. Të dy siguronin sasi nga 300 euro deri në 50 mijë lekë të reja nga studentët duke i siguruar se do të kalonin provimet.

SPAK thotë se ka të provuar rastet e korrupsionit për ndryshim note të studentëve në universitetin Fan Noli.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *