Pas Italisë ku si rrallë ndonjëherë stuhitë dhe reshjet kanë bërë dëme kolosale në disa zona të Jugut të vendit dhe në Siçili, radhën për t’u përballur me këto fenomene natyrore e ka pasur Mbretërinë e Bashkuar.
Ishujt Britanikë janë goditur prej dy ditësh nga një valë moti të keq, ndërsa lumenjtë janë fryrë tepër pas orëve të shiut.
Ky i fundit ka qenë me intensitet dhe i vazhdueshëm dhe ka çuar në përmbytje dhe ndërprerje të qarkullimit rrugor. Trenat dhe shërbimet e autobusëve janë anuluar.
Erërat e forta të stuhisë janë shoqëruar me përmbytje, duke shkaktuar kaos për familjet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse temperaturat do të mbeten të buta.
Reshjet dhe erërat e forta parashikohet që të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, ndërsa moti i lagësht do të përfundojë të dielën mbrëma.
Shefi i Zyrës Meteorologjike të Met, Paul Gundersen, tha për “Daily Mail” se: “Shiu ka të ngjarë të bëhet më i dendur me rrebeshe, sidomos gjatë natës të së enjtes dhe ndoshta edhe të premten në mëngjes”.
Ai ka paralajmëruar veçanërisht popullatën që të bëjnë kujdes në zonat që priten të goditen nga moti i keq. Këto sasi reshjesh paraqesin një kërcënim real për përmbytje dhe njerëzit duhet të mbajnë një sy nga paralajmërimet për përmbytjet që mund të vijnë nga Agjencia e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore të Uellsit.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/