Emergjencë energjetike? Ujësjellësat të ‘mbytur’ në borxhe ndaj OSHEE-së, bilancin negativ e kryeson Durrësi

Plot 20.37 miliardë lekë ose 160 milionë euro është borxhi që Ndërmarjet e Ujësjellësa-Kanalizimeve i kanë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pasi nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike.

“Abcnews” shkruan se 11.05 miliardë lekë janë detyrime të faturuara ndaj kompanisë dhe 9.32 miliardë lekë janë detyrime për kamatëvonesa.

Debitori më i madh rezulton se është ujësjellësi i Durrësit me 6.43 miliardë lekë, i ndjekur më pas nga ujësjellësi i Vlorës me 2.18 miliardë lekë, Patosi me 1.58 miliardë dhe Fieri po me 1.27.

Këto borxhe ndaj OSHEE rëndohen edhe më shumë, kur vendi ka shpallur një emergjencë energjetike dhe qeveria do të japë një garanci sovrane prej 200 milionë eurosh në ndihmë të sektorit.

Mosplotësimi i planit të furnizimit me energji elektrike, si pasojë e motit të thatë, do të detyrojë OSHEE-në të plotësojë këtë mungesë me blerje energjie në tregun e lirë, që do të ndikojë në ulje të performancës financiare të kompanisë.

Si pasojë, nga ana e OSHEE parashikohet një humbje financiare prej rreth 8.9 miliard Lekë për vitin 2021 dhe nëse nuk merren masa të menjëhershme edhe viti 2022, do të shënojë një humbje financiare prej rreth 7.2 miliard Lekë.

Në draft-buxhet theksohet ndër të tjera se, kriza energjetike në vend është ndikuar nga moti i thatë, ndërsa kaskadat e hidrocentraleve ndodhen nën mesataren historike të 30 viteve të fundit.

Për të përmirësuar gjendjen financiare të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë sugjerohet që të merren masa sa më shpejta për të nxjerrë në treg të lirë  konsumatorët e mëdhenj.

HUMBJET FINANCIARE TË OSHEE

2021   8.9 MLD

2022    7.2 MLD

Borxhet e ujësjellësave

Durrësi UK       6.43 mld lekë

Vlorë  UK         2.18 mld lekë

Patos  UK         1.58 mld lekë

Fier  UK           1.27 mld  lekë

Krujë UK          0.93 mld lekë

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *