Vietnami burgos 5 gazetarë për postime ‘anti-shtetërore’ në Facebook

A policeman, flanked of local milicia members, tries to stop a foreign journalist from taking pictures as they guard outside the Ho Chi Minh City People's Court on August 10, 2011 where Pham Minh Hoang, a French-Vietnamese lecturer and blogger is standing trial, facing up to 15 years' jail on a subversion charges in the country's latest high-profile rights case. AFP PHOTO / IAN TIMBERLAKE

Gazetarët u shpallën fajtorë për “shpërdorim të të drejtave dhe lirive demokratike që cënojnë interesat e shtetit”.

Në Vietnam janë dënuar pesë gazetarë me burgim si dhe u është ndaluar që të punojnë për tre vjet, pasi akuzohen për përhapjen e përmbajtjes antishtetërore në Facebook.

Gjykatë vietnameze i ka shpallur gazetarët  fajtorë për “abuzim të të drejtave dhe lirive demokratike duke cenuar interesat e shtetit” , në një gjyq dy ditor, tha  Agjencia shtetërore e lajmeve të Vietnamit (VNA).

Gazetarët krijuan një gazetë të quajtur Bao Sach (Gazeta e pastër) në Facebook, e cila, sipas aktakuzës përmbante përmbajtje që shtrembëronte informacionin dhe shpifte për qeverinë.

“Veprat e kryera nga të pandehurit gjithashtu shkaktuan konfuzion, dyshim në mesin e njerëzve,” tha ai.

Autoritetet në Vietnam ndalojnë rregullisht përdoruesit e mediave sociale për postimin e përmbajtjes “anti-shtetërore”. Të pestë gazetarët do të ndalohen të punojnë në profesionin e tyre për tre vjet pasi të dalin nga burgu.

Truong Chau Huu Danh, një ish-raporter dhe udhëheqës i grupit, u dënua me katër vjet e gjysmë burg, ndërsa të pandehurit e tjerë u dënuan me burgim nga dy deri në tre vjet, tha VNA.

Të pestë do të ndalohen nga gazetaria për tre vjet pasi të dalin nga burgu, raportoi VNA. Zëvendësdrejtori i Azisë për Human Rights Watch me bazë në Nju Jork, Phil Robertson tha se Vietnami nuk duhet t’i trajtojë mediat si “armiq të shtetit”.

“Hedhja e më shumë gazetarëve qytetarë në burg nuk do t’i ndalojë njerëzit të ankohen ose të kërkojnë reforma në Vietnam,” tha Robertson. “Qeveria duhet të pranojë se gazetarët qytetarë dhe mediat e pavarura janë aleatë të qeverisjes së mirë.”

/Burimi: Aljazeera/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *