Një aksident i rëndë është shënuar në Korçë. Mësohet se një makinë ka përplasur një studente, pranë Universitetit “Fan Noli” e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e reja ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital për mjekim të specializuar.
Burimet bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për kapjen dhe identifikimin e shoferit.
/Priza.al/