VIP-at apo personat e famshëm nuk përjashtohen nga e drejta për të festuar, argëtuar me miq, apo edhe për të pirë ndonjë gotë, por çdo gjë e ka një kufi.
E pra, nëse këto kufij shkelen për njerëzit e zakonshëm, nuk përbën asnjë lloj problemi, por nëse të famshmit i tejkalojnë caqet atëherë për ata është një tjetër histori…
Kjo sepse ata kanë mbi vete edhe barrën e madhe të të qenit të njohur dhe personazhe publike, ndaj çdo gafë, apo abuzim që bëjnë e paguajnë shtrenjtë.
Eh, kjo gjë i ka ndodhur edhe “vajzës tonë” të famshme botërisht Dua Lipa, e cila këtë herë është bërë objekt i mediave botërore jo për ndonjë album apo hit të sajin të fundit, por për një mini-skandal që e ka përfshirë në rrugët e Londrës me gjasë gjatë fundjavës së kaluar.
Dua është kapur nga paparacët që nuk “flenë kurrë”, në momente të sikletshme, teksa e dehur endej rrugëve të një lagjeje të Londrës dhe bënte skena të çuditshme.
E veshur me një fustan tyli transparent, që i tregonte më shumë se ç’duhet, Dua i ka çuditur të gjithë, veçanërisht fansat e saj pasi ajo nuk ishte parë më parë në një gjendje të tillë.
Mediat britanike që i kanë bërë virale tashmë fotot e saj, aludonin edhe se ndoshta këngëtarja e famshme mund të kishte përdorur substanca narkotike në pub-in nga ku kishte dalë.
Por të tjera media thanë se Dua mund të ketë qenë vetëm pak në “qejf”, si pasojë e ndonjë gote të kthyer më shumë me miqtë e saj. Gjithsesi fotot e fundit nuk e ndihmojnë aspak famën dhe imazhin e mirë të saj.
Dua Lipa është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare. Ajo, komentohet gjithmonë jo vetëm për zërin e ëmbël, por edhe për pamjen e saj ekstravagante, si dhe linjat trupore.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/