6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 4 punonjës të kompanive private akuzohen për abuzimin me një tender prej 7 milionë lekësh për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit që ishte jashtë funksionit.Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën për tenderin me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë në periudhën Maj-qershor 2020.
Në maj të vitit 2020, për më shumë se 60 ditë u hap gara për blerjen e një autoshkalle për strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri. Fondi limit për mjetin ishte shuma prej 70 milionë lekësh.
Në fund të garës,mes 8 garuesëve fitues u shpall kompania “R&R Group sh.p.k”, e cila ofroi 55 milionë. Ndërsa u skualifikuan: KLOSI-R COMPANY; LUAR Bros; ZEQIRI; R & R GROUP; TIMAK; SPARKLE 32; SI & CO COMPANY dhe ALMETA GMBH. Sipas “Open Procurement Albania”, për garën nuk ka pasur ankesa nga asnjë prej operatorëve, ndërsa janë listuar edhe shkaqet.
Në pranga kanë përfunduar 6 zyrtarë e Bashkisë Durrës: Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu dhe Artan Taho të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, dhe Patriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të akuzuar për ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim.
Mësohet se Patriot Beqaraj, i cili ka qenë më herët ish-Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, gjatë procesit të tenderimit ishte anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe dyshohet se ka favorizuar dy kompani për shpalljen e fituesit.
Ndërsa Adriatik Velaj, drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri Durrës ishte anëtar i grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit.
Në shpalljen e fituesit ai ka kërkuar skualifimin e kandidatëve të tjerë në garë me pretendimin se kishin oferta më të larta dhe nuk kishin mjetet e duhura për përfitimin e tenderit për autoshkallës për mjetet zjarrfikëse.
SPAK vuri në pranga edhe administratorët dhe punonjësit e kompanive private Albion Bushi, pronar i Ra – Mi Kompani sh.p.k. dhe Riza Sulaj administrator i firmës Klosi – R Company sh.p.k kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” duke dorëzuar dokumente të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi për të fituar tenderin për blerjen e një zjarrfikëse që është jashtë funksionit. Ndërkohë që është lënë në “arrest në shtëpi” Lulzime Ramin administratore e shoqërisë R&R Group sh.p.k. dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Elona Ramin, pronare e kompanisë R&R Group sh.p.k.
Tenderi i periudhës maj-qershor 2020 me fond limit 7 milion lekë u përfshinë dy kompani private R&R GROUP, e favorizuar për të fituar tenderin me ofertën 6.700.000, ndërsa Klosi-R COMPANY që fitoi tenderit ka ofruar ofertën më të ulët 5.500.000.
SPAK ka nisur hetim penal për shoqëritë private që u përfshinë në tender R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k. pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh për sa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse.
/Priza.al/