Një grua 43-vjeç ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, e cila ke preferuar që të rrëfejë historinë e saj të dhimbshme me kurrizin mbrapa sepse dëshiron të ruajë identitetin. Ajo tregon se është martuar në një familje ku të gjithë pjesëtarët ishin të dhunshëm dhe ka përjetuar dhunë të vazhdueshme për 11 vite me radhë.
Mirela Milori: Sa vite ke jetuar kështu?
43-vjeçarja: 11 vite, pastaj donte të më vriste, të mbi mbyste, më thoshte nuk do të të le të gjallë, merrte thikën, më gjuante në lloj lloj formash. Kam dalë nga shtëpia e larë në gjak dhe kam ikur tek prindërit.
Mirela Milori: Përpara kësaj situate, ti ke qenë për një periudhë të caktuar në koma, çfarë ndodhi?
43-vjeçarja: Po nga torturat. Më ka torturuar aq keq sa nuk lëvizja dot në shtëpi. Nuk më linte të shkoja as tek spitali që kishim afër.
Mirela Milori: Më trego pak këtë rastin e komës, si përfundove në spital, çfarë ndodhi?
43-vjeçarja: Kam përfunduar në spital pas dy javësh, e pa që unë nuk po luaja fare dhe më ka dërguar tek Ushtaraku. Atje më vjen policia, unë isha e nxirë, isha e çarë mbas koke, më goditi me diçka e hodhi nga larg më çau. Nga trupi ia e nxirë sepse më përplasën në lloj lloj formash dhe vinë ata më pyesin çfarë ke, i gënjeva, i thashë jam rrëzuar në banjë, kam rënë në koshin e mbeturinave se më kishin ngelur disa copa mbas koke aty ku isha çarë, edhe thanë nuk ka mundësi, por ne po e marrim për bazë meqë do ta mohosh, se të nxihesh në këtë lloj forme, nuk ka mundësi. Më pas jam mjxekuar dhe kam ikur në shtëpi. /tvklan.al