Një tentativë për grabitje ka rezultuar fatale për një 38-vjeçar shqiptar në Itali. Sipas mediave itliane, mbrëmjen e së hënës, 38-vjeçari Arbër Xheleshi sëbashku me disa persona të tjrë hynë për të grabitur një banesë në provincën e Frosinones në qytezën e Santapadre.
Por ata janë ndeshur me pronarin e banesës i cili mori një armë gjahu dhe qëlloi drejt grabitësve. Saçmet e armës së gjahut kanë kapur shqiptarin në pjesën e gjoksit e cila rezultoi fatale për të.
Pavarësisht se ai u dërgua në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Autoritetet kanë mundur të identifikojnë shqiptarin vetëm ditën e sotme, ndërkohë që pritet raporti i plotë i autopsisë.
Arbër Xheleshi është një emër i njohur për drejtësinë italiane pasi është arrestuar edhe më parë për grabitje.
/Burimi: Ansa/ Përshtati: Priza.al/