Qëlloi me armë pranë shtëpisë së ish-policit/ Arrestohet 28-vjeçari në Divjakë, nën hetim 3 shokët

Një 28-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka qëlluar me armë në ajër pranë shtëpisë së një ish-polici. Ngjarja ka ndodhur fshatin Ferras, Divjakë, ku shtetasi G. L., 28 vjeç, ka gjuajtur në ajër me armë zjarri për motive të dobëta. Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 28 vjeç, banues në Lushnje, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja” e kryer në bashkëpunim.

Po kështu u proceduan penalisht shtetasit P. G., 47 vjeç, banues në Lushnje, për veprën penale “Kanosje” e kryer në bashkëpunim; K. N., 20 vjeç, banues në Lushnje dhe E. B., 32 vjeç, banues në Golem, Lushnje, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi G. L., në bashkëpunim me tre shtetasit e proceduar, ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri automatik në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit P. B., në fshatin Ferras. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri automatike.

NJOFTIMI:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Ferras, Divjakë. Vihet në pranga 28-vjeçari që ka gjuajtur në ajër me armë zjarri, për motive të dobëta. Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Ferras, ku u gjuajt në ajër me armë zjarri. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 28 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit P. G., 47 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Kanosje” e kryer në bashkëpunim; K. N., 20 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. B., 32 vjeç, banues në Golem, Lushnjë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi G. L., në bashkëpunim me tre shtetasit e proceduar, ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri automatik në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit P. B., në fshatin Ferras. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë armë zjarri automatike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *