Keni 2 muaj afat t’i ripyllëzoni…/ Rama ultimatum kryebashkiakëve për guroret: Veproni deri në 31 dhjetor, ose do mbyllen të gjitha  

Pas mbetjeve dhe menaxhimit të ujësjellësve, qeveria duket se ka “shigjetuar” shkeljet e bashkive edhe me guroret. Këtë shqetësim e ka ngritur sot Kryeministri Edi Rama, i cili tha se, do të jetë fokusi i mbledhjes së radhës me kryetarët e bashkive.

Rama deklaroi se, bashkitë duhet të qëndrojnë larg guroreve.

Ai vuri si ultimatum datën 31 dhjetor të këtij viti, për zbatimin e marrëveshjes nga kompanitë e guroreve për kalendarin e pyllëzimit. Ai u shpreh se, në rast se do të ketë rikuperim nga ana e tyre, qeveria nuk ka asnjë arsye pse të bëhet pengesë.

Screenshot 6

“Me mbetjet, ujin dhe guroret. Nuk ka asnjë letër nga ana e bashkive në Ministrinë e Mjedisit ku të thuhet se, kjo kompani që po shfrytëzon këtë gurore nuk ka mbjellë asnjë pemë.

Nuk ka asnjë ngritje shqetësimi dhe për sa i përket guroreve, do iu lutesha t’i qëndroni larg kësaj pune. këtu herën tjetër shumë shpejt do jenë kompanitë që shfrytëzojnë malet dhe ju si bashki do i qëndroni larg kësaj pune.

Sepse ato ndërhyrjet sociale mbajnë erë të keqe për fat të keq. Ose do pranojnë kalendarin e pyllëzimit, ose do mbyllen të gjitha pa përjashtim.

Shfrytëzuesit e guroreve ose duhet të vijnë tani të firmosin marrëveshjet e pyllëzimit, ose të gjitha do të mbyllen pa kthim, e të mos e mendojnë që të përdorin punonjësit që shfrytëzojnë si skllevër në ato gurore, për protesta.

Ata duhet të marrin përsipër të pyllëzojnë dhe më pas të vazhdojnë punën, e për këtë kanë afat në datën 31 dhjetor.

Duhet të marrim përsipër të pyllëzojmë sipas kontratës dhe pastaj mund ta vazhdojnë punën.

Për këtë kanë afat deri në datën 31 dhjetor. Nëse janë të gatshëm të rikuperojnë nuk kemi asnjë arsye t’u bëhemi pengesë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër”,- deklaroi Rama.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *