Beniada mbrëmjen e djeshme ka vendosur që të realizonte një lojë kundrejt Arditit.
Modelja prentendoi se ishte bërë xheloze për Arditin, pasi ky i fundit i kishte dhënë tepër vëmendje banorëve të reja të shtëpisë. Asaj iu desh që të reagonte ashpër kundrejt këngëtarit, madje edhe të refuzonte përqafimin e tij për ta bërë lojën e saj sa më të besueshme.
”Mos më prek, ngele duke parë Beatrix. Sa erdhi ajo t’i fillove dhe u lumturove nëpër shtëpi. Po fluturon që kur ka ardhur ajo’”,- tha Beniada.
E gjithë kjo situatë duket se e konfuzoi Arditin, i cili nuk dinte se sit ë reagonte përballë sjelljes së Beniadës.
Beniada vendosi t’i tregoi Arditit të vërtetën e lojës së saj. Pak minuta më vonë ajo u sqarua me Arditin, duke i thënë se ishte thjesht një shaka. Por edhe pas këtij veprimi, Beniada la hapësirën për të gjykuar se mes kësaj loje të saj mund të kishte edhe një grimcë të vërtetë.
Pjesë nga biseda:
Arditi: E gjitha ishte një shaka, a je e sigurtë?
Beniada: Ndoshta…Po t’i u mërzite?
Arditi: Ndoshta…