Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me pisha në fshatin Labinot-Mal, në Elbasan. Mësohet se 13 efektivë të shërbimit të zjarrëfikëses, së bashku me automjetet po punojnë për shuarjen e flakëve, por po hasin vështirësi për shkak të terrenit malor.
Nga informacionet e para, bëhet e ditur se janë djegur rreth një hektar tokë.
Punojësve të zjarrfikësve iu janë bashkuar edhe banorë të zonës për të dhënë ndihmën e tyre.
/Priza.al/