1-Maska me mjaltë
Mjalti është një ushqyes natyror që u jep flokëve shkëlqim.
Përbërësit:
1/2 filxhan mjaltë
2 lugë gjelle vaj ulliri
Përzieji bashkë mjaltin dhe vajin e ullirit dhe masazho skalpin e kokës me kujdes. Mbaje për rreth 10 minuta dhe pastaj laji flokët si zakonisht.
Vaji i kokosit është një vaj i lehtë dhe shumë ushqyes për flokët, është zgjedhja e përkryer për flokët pas dëmeve të verës.
Përbërësit:
2 lugë gjelle vaj kokosi
1 lugë gjelle vaj ulliri
Përdorimi:
Përzieji bashkë vajin e kokosit dhe të ullirit. Fillo aplikoje në flokë përzierjen duke u fokusuar në rrënjët dhe pjesët e dëmtuara. Mbështilli flokët me një kapuç dhe mbaji për rreth 15-30 minuta. Laji me shampo zi zakonisht.
/Priza.al/