Foltorja e Lezhës, demokratët e apasionuar pas Berishës ‘e mbysin’ me duartrokitje e brohoritje

Ish-kryeministri i Shqipërisë po mban ‘foltoren’ e radhës ditën e sotme në Lezhë, ku është pritur nga qindra simpatizantë demokrat, mes thirrjesh e brohoritjes, që e duartrokitën për minuta të tëra, kur hyri në sallë.

O Sali o hero. Gjithë Shqipëria ty të do”, është thirrja që dëgjohet më shumë nga mbështetësit gjatë këtyre takimeve.

Ish-kryeministri ka njoftuar se mund të kandidojë sërish drejtimin e Partisë Demokratike. Ai ‘i shpalli luftë të hapur’ kryedemokratit Lulzim Basha, pasi ky i fundit e përjashtoi nga Grupi Parlamentar demokrat, me arsyetimin se Berisha është nën hetim nga DASH.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *