“E tradhtoi me shokun e ngushtë”/ Burri masakron me thikë ish-gruan, më pas tenton të vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Ierapetrës. Një 54-vjeçar ka masakruar me thikë ish-gruan e tij 48-vjeçare në zonën e e Peristerasit. Çifti ishin prindër të 4 fëmijëve, më i madhi prej tyre 25-vjeç.

Çifti ishte divorcuar disa muaj më parë dhe 48-vjeçarja qëndronte përkohësisht në një banesë që kishte marrë me qira. Autori kishte mundur të zbulonte se ku ish-gruaja e tij po qëndronte, të cilën nuk e kishte takuar që prej kur ishin divorcuar. Sipas mediave greke, 54-vjeçari ka shkuar për të diskutuar me ish-gruan por kjo e fundit nuk ka pranuar ta takojë madje edhe janë përleshur fizikisht. Papritur, 54-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur disa herë gruan fatkeqe e cila ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Pas këtij akti, autori tentoi të ndërmerrte një tjetër akt ekstrem duke hipur maj një shkëmbi dhe duke kërcënuar se do hidhej. Policisë i janë dashur rreth 7 orë negociata që të binin 54-vjeçarin të mos ndërmarrë aktin ekstrem.

Mediat greke kanë mundur që të marrin disa dëshmi të të afërmve të viktimës dhe autorit. Një kushëri i vrasësit, shprehet se 54-vjeçari dhe 48-vjeçari ishin të divorcuar prej disa kohësh, por së fundmi autori mësoi se ish-gruaja kishte lidhje intime me shokun e tij më të ngushtë.

“Dje kushëriri im mësoi se Nektaria ishte në një lidhje me shokun e tij të ngushtë prej disa vite. Në fakt, ai ka parë një foto që kishte hedhur miku i tij me ish-bashkëshorten në rrjetet sociale. Kjo ndoshta e ka inatosur dhe ka bërë atë që ka bërë”, ka theksuar kushëriri i autorit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *