Viktimat adoleshente të Viktor Mokhov vdiqën nga uria, u rrahën barbarisht dhe u përdhunuan për tre vite e gjysmë. ‘Përbindëshi’ 70-vjeçar ka shkaktuar shumë zemërim teksa deklaroi se ishte i gatshëm të merrte në intervistë një nga viktimat e tij. Mokhov njihej si ‘maniaku i Skopinit’ për përdhunimet e tmerrshme që kishte bërë me vajzat 14 dhe 17 vjeç., të cilat i rrëmbeu nga një lokal nate në vitin 2000.
Gjatë kalvarit të tyre, njëra prej vajzave të dhunuara lindi dy foshnje. Ai i mori foshnjat dhe i braktisi në shkallët e një pallati. Burri pa dy vajzat teksa dilnin nga lokali i natës dhe iu dha alkool me qetësues. Së shpejti ato u gjendën brenda një bunkeri betoni të errët, shtatë metra nën tokë, të mbyllur pas dyerve të çelikta dhe me vida. Mokhov i’u shkaktoi vajzave vuajtje të paimgjinueshme. Kur ato i rezistonin sulmeve të tij seksuale, ai i ndëshkonte ato duke i lënë pa ngrënë për ditë të tëra dhe duke i spërkatur me gaz lotsjellës brenda në birucë.
Brenda mureve të trasha të betonit, askush nga jashtë nuk i dëgjonte thirrjet për ndihmë. “Ato u përpoqën të shpëtonin, por dështuan dhe ishin të frikësuara se ai do t’i rrihte, kështu që me kalimin e kohës thjesht pranuan fatin e tyre,” tha majori Igor Shelestiuk i Ministrisë së Brendshme ruse menjëherë pas lirimit të tyre.
Vajzat gati u mësuan me kushtet e tyre dhe vetëm prisnin fundin e hidhur. Ata ishin të bindura se do të vdisnin në atë ferr të vetmuar. Mokhov u dënua me 17 vite burgim në një burg të sigurisë maksimale për krimet e tij.
Përshtati:Priza.al/Burimi: The Sun
https://www.thesun.co.uk/news/14462583/skopin-maniac-bunker-rape-viktor-mokhov-interview/