Një ndër yjet e muzikës dhe skenës shqiptare, artistja Justina Aliaj rikthehet në qytetin e saj për të performuar në festivalin ‘Lulebore’ në skenën e teatrit ‘Migjeni’.
Në këtë interpretim të saj këngëtarja e mirënjohur dhuroi emocione me praninë e saj në skenë.
Edhe pse në moshën 70 vjeçe, Justina Aliaj intepretoi përpara publikut që i cili i dha shumë duartrokitje si një shenjë respekti dhe falënderimi për të gjithë kontributin e dhënë nga ana e saj për artin dhe kulturën shqiptare.
Rikujtojmë që Aliaj ka fituar më herët betejën e vështirë me koronavirusin, të cilën e kaloi në gjendje të rëndë.
/Priza.al/