Justina Aliaj rikthehet në skenë, performanca e saj elektrizuese ngre në këmbë publikun

Një ndër yjet e muzikës dhe skenës shqiptare, artistja Justina Aliaj rikthehet në qytetin e saj për të performuar në festivalin ‘Lulebore’ në skenën e teatrit ‘Migjeni’.

Në këtë interpretim të saj këngëtarja e mirënjohur dhuroi emocione me praninë e saj në skenë.

Edhe pse në moshën 70 vjeçe, Justina Aliaj intepretoi përpara publikut që i cili i dha shumë duartrokitje si një shenjë respekti dhe falënderimi për të gjithë kontributin e dhënë nga ana e saj për artin dhe kulturën shqiptare.

Rikujtojmë që Aliaj ka fituar më herët betejën e vështirë me koronavirusin, të cilën e kaloi në gjendje të rëndë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *