Tragjike/ Bie aksidentalisht nga kati i 15 në katin e 14, ndërron jetë 63-vjeçari në Sarandë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sarandë. Një 63-vjeçar i cili punonte si roje ka humbur jetën në Sarandë, pasi ka rënë nga kati i 15-të në të 14-tin. 63-vjeçari H.I, punonte si roje dhe është rrëzuar aksidentalisht.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 në Sarandë. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 30.10.2021, rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *