Një mjek ka shpjeguar se si mund të kuptoni madhësinë e penisit të dikujt, pa qenë nevoja të nxirrni një vizore apo metër. Dr. Karan Rajan i është referuar një studimi shkencor për të mbështetur atë që ai thotë. Në thelb ju mund të vlerësoni ose matni madhësinë e penisit të një burri duke parë sa i shkurtër është gishti tregues në krahasim me gishtin e unazës.
Në një video të postuar në kanalin e tij TikTok @dr.karanr thotë: Mund të gjeni madhësinë e ‘kaktusit’ të një burri duke parë diferencën e gjatësisë së gishtit tregues me atë të unazës. “Sipas një studimi në Gazetën Aziatike të Andrologjisë, një gisht tregues më i shkurtër në krahasim me gishtin e unazës lidhet me një ‘kaktus’ më të madh”.
Më tej ai shton: “Ky njihet si raporti i thyesës 2/4, i llogaritur duke pjesëtuar gjatësinë e gishtit tregues me gjatësinë e gishtit të unazës. “Sa më i vogël të jetë gishti tregues, aq më i ulët është raporti 2D 4D. “Një raport i vogël i shifrave tregon ekspozimin e lartë ndaj testosteronit. Sipas studimit, testosteroni nuk kontrollon vetëm gjatësinë e penisit, por edhe gjatësinë e gishtit.”-përfundon ai.
Burimi:Ladbible/Përshtati:Priza.al/