Mbrëmjen e djeshme u eliminuan dy banore të “Big Brother VIP, Sheila Haxhiraj dhe Paloma. Këngëtarja ishte e nominuar, ndërsa gazetarja u penalizua për shkak të televotimit që u hap për të gjithë banorët pasi kishin thyer rregullat e shtëpisë.
Këto dalje nuk janë pritur aspak mirë nga Fifi, e cila pas spektaklit, shkoi në dhomën e grimit dhe nisi të qante. Ishte fillimisht Beatrixi ajo që iu afrua për ta bërë të ndihej më mirë, por nuk ia doli. Më pas erdhi Graniti, Monika dhe Arjola.
“Me kon me nejt une tash? S’di as me kon me nejt mo. Ata tu më përdor mu për grupe, këta dy tu më sulmu krejt pa lidhje. Me mu janë kap personalisht. Tani del edhe kjo video, me kon o Fifi? A bohet kjo pyetje ‘Me kon o Fifi?’. Nuk jam mirë. U bo një super lëmsh. S’jam ka morr vesh ç’ka leshin o ka bohet. Dhe kjo nuk është mirë.
Unë kam dal në sy të publikut si psikopate, si e keqe, arrogante, egoiste… Unë kam dal ajo që është egocentrike që veç bërtet dhe nuk e di për çfarë po bërtet. Kjo nuk është mirë, sepse kjo nuk jam unë. Kam nevojë me qesh, me kon une”,- tha mes lotësh këngëtarja.
Fifi ka kërkuar që në shtëpi të hyjnë meshkuj beqarë, me të cilët mund të flirtojë. Këtë vendim e mori pasi ish-futbollisti, Granit Cana, i tha se e sheh vetëm si shoqe dhe asgjë më shumë, pavarësisht se ajo i kishte shprehur hapur pëlqimin.
/Burimi: Panorama Plus/