Ambasadorët e SHBA dhe BE takohen para zgjedhjeve, Yuri Kim: Shumë sfida para nesh

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE, Luigi Soreca-n. Para zgjedhjeve të 25 prillit, Kim ka dhënë detaje rreth takimit përmes një postimi në twitter, ku thotë se shumë sfida janë përpara si; zgjedhjet, Reforma në Drejtësi apo integrimi në BE.

Sipas saj, një gjë është e sigurt, bashkëpunimi SHBA- BE për Shqipërinë është më i fortë se kurrë.

“Shumë sfida para nesh – zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet , oferta e Shqipërisë për në BE, por një gjë është e sigurt: Luigi Soreca dhe unë jemi dakord që bashkëpunimi SHBA- BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë.”, shkruan Yuri Kim.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *