Edi dhe Ada u përjashtuan nga ‘Përputhen’/ Flet për herë të parë ish-konkurrenti (VIDEO)

Disa ditë më parë, Eduart Kuçi ka lajmëruar në rrjetin e tij social në Instagram Live se ai dhe Ada janë përjashtuar nga emisioni i ndjekur “Për’puthen”.

Kjo vjen për arsye se ata të dy kanë shkelur rregullat e programit dhe në rrjetet sociale qarkullon një video ku Edi dhe Ada, e cila është me kapuç për të mos u njohur, kanë qenë duke darkuar bashkë në një restorant.

Por a janë ata të dy në një lidhje jashtë programit? Së fundmi, Edi ka folur për marrëdhënien me Adën, në një intervistë për “Prive”. I pyetur nëse me të janë thjesht shokë apo më shumë Edi tha shkurt: “Shokë”, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se mes tyre ka diçka më tepër.

Kujtojmë se më herët, Edi ka treguar më gjatë rreth përjashtimit në “Instagram Live”:

“(I drejtohet Adës), a po don me tregu ti, a po don me tregu, për çka jena përjashtu? Jena përjashtu shkaku, se na kanë nxon në restorant tu hongër bukë. Janë disa persona që janë të emisionit që kanë qenë aty edhe flasin që na nuk i kena nxjerr fotot, po ata janë kon t’vetmit persona që jon ardh te na dhe na kanë fol e na kanë thon rujuni mos ju nxon dikush, amo jon kon ata që na kanë bo foto. Unë e Ada e pranojmë që jena kon bashkë, si njoh mirë vendet këtu.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *