U vranë në kufi! Si dështoi përpjekja e dy shoferëve nga Tirana, për t’u arratisur me kamionin ‘Skoda’ në vitin 1957

Që pas vitit 1945 nga shumë persona Shqipëria u pa dhe konsiderua si një “burg” apo “kamp” i madh internimi, pasi ra nën diktatin e komunistëve dhe që nga ajo kohë përpjekjet e të rinjve për t’u arratisur nuk kanë reshtur edhe deri sot.

Në këtë histori sa të trishtë aq dhe interesante, publikuar me mjeshtëri nga historiani dhe gazetari i Dossier-ëve, Kastriot Dervishi, flitet për përpjekjen vetëmohuese që dy të rinj nga Tiranë me profesion shofer, bënë në fund të fiteve ’50-të, për t’u arratisur nga vendi në drejtim të ish-Jugosllavisë.

Por përpjekja e tyre për t’i shpëtuar diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, nuk arriti që të mbyllej me sukses pasi pikërisht pranë kufirit tentativa e tyre e arratisjes dështoi dhe fati i tyre ishte vulosur të ishte tragjik.

(Në foto, makina tip “Skoda” pasi është kryer përleshja midis palëve)

Historia

Më 3 gusht 1957 shoferët Seit Çoku dhe Shefqet Pira, bënë planin të arratiseshin në drejtim të Peshkopisë, duke u nisur nga Tirana me makinën tip “Skoda”, duke u justifikuar se po shkonin në atë zonë për arsye pune.

Seiti drejtonte automjetin. Afër Shupenzës, i ndaloi një kapter i qarkullimit rrugor. Duke dyshuar në veprimin e tyre, ai hipi vetë në makinë bashkë me një komunist dhe një shtetas tjetër, me justifikimin se do shkonin të tre në Peshkopi.

Duke ndjerë rrezikun e tyre, para se të hyjnë në Peshkopi, Seiti dhe Shefqeti u përleshën me tre njerëzit e regjimit. Më pas marrin drejtimin për drejt kufirit.

Shefqeti vritet në kufi, në afërsi të fshatit Ilnicë. Ndërkohë Seiti, u kap nga forcat e kufirit dhe ato territoriale dhe u dënua më pas me vdekje, pushkatim, për këtë tentativë të dështuar arratisjeje.

Por atij ju fal jeta pasi kishte pasur një vëlla dëshmor, si dhe vetë kishte qenë partizan, ndaj vuajti dënimin me burgim të gjatë.

Kjo e fundit në 50 vitet e regjimit komunist konsiderohej si vepër e rëndë penale e emërtuar “Tradhëti e lartë ndaj Atdheut” dhe personat dënoheshin ose me burgim të gjatë, ose me pushkatim, sipas oreksit të prokurorëve të diktaturës.

Hysen Tabaku: Tentativa e arratisë më 1957-ën në Peshkopi, shokët m'u vranë në kufi afër klonit?! – Memorie.al

 

/Autor: Kastriot Dervishi/Përshati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *