VIDEO/ Mungesa e reshjeve sjell situatë kritike në hidrocentrale. Shikoni si është tharë baseni i liqenit të Banjës

Mungesa e reshjeve është bërë tepër e theksuar këtë vit në shumë vende të botës, duke sjellë thatësirë dhe krizë energjetike, në një kohë që shumë rajone të tjera po përfshihen nga stuhi dhe përmbytje të mëdha.

Shqipëria është goditur në këto muaj vjeshte nga një thatësirë e zgjatur, e cila ka sjellë jo pak pasoja edhe në prodhimin e energjisë elektrike.

Thatësira dhe shirat e vonuar të vjeshtës kanë bërë që edhe baseni i hidrocentralit të Banjës, mbi lumin Devoll në Gramsh, të thahet thuajse totalisht duke bërë edhe ndërprerjen e prodhimit të energjisë elektrike.

PAMJE NGA BRENDA: Situatë kritike! Hidrocentrali i Banjës thuajse tërësisht i tharë

Siç duket nga pamjet e mëposhtme, thatësira dhe mungesa e reshjeve ka bërë që pjesa fundore e tij e basenit të thahet tërësisht, duke bërë që pamjet të shpërndahen në rrjet.

Hidrocentrali i Banjës, vepra më e madhe energjetike e ndërtuar në vendin tonë që prej vendosjes në punë të Komanit, tre dekada më parë. I ngritur mbi lumin Devoll, pak më shumë se 60 kilometra në Jugindje të Tiranës, ka një kapacitet të instaluar prej 73 Megawat, dhe parashikohet të prodhojë në vit 174 Gw/h energji, e barabartë me 5% të prodhimit aktual vendas, por duket se e ka të pamundur.

Banja hydropower plant | Statkraft

“HEC Banja” lidhet me rrjetin kombëtar të energjisë elektrike, nëpërmjet një Linje Transmisioni 110 kV, prej rreth 12 Km që lidh stacionin e “HEC Banjës” me Nën-Stacionin e Cërrikut.

Por duket se thatësira e tejzgjatur tashmë e ka bërë të sajën dhe prodhimi i energjisë është ndërprerë.

/Video: Dosja.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *