Një modele e njohur erotike në Kolumbi përballet me burg pasi ka ndihmuar nënën e saj të arratiset, duke u marrë mendjen gardianëve të burgut me format e saj bombastike.
Modelja Aída Victoria Merlano, është ndaluar tashmë nga policia dhe po gjykohet, teksa më parë pozonte e zhveshur dhe e prangosur në kopertinat e revistave erotike.
Aída Merlano Rebolledo, nëna e modeles, u arratis disa javë pasi mori dënimin me 15 vjet në një burg të kryeqytetit kolumbian Bogota. Në vitin 2019, Aída Merlano, asokohe 38 vjeçare, u bë senatore e vendit por shpejt u shkarkua nga autoritetet me akuza manipulimi të votave, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje.
Autoritetet me pas prezantuan në gjyq pamjet e pabesueshme ku Aída Merlano shihej duke zbritur murin e ndërtesës me një litar të kuq, teksa shikohej nga kalimtarët e shokuar. Mes konfuzionit të skenës, ish-politikania e dënuar hipi më pas prapa një motoçiklete që drejtohej nga një burrë i veshur si shpërndarës picash.
Gjatë periudhës tre-muijoreë të arratisë së nënës, Aída Victoria ndërkohë ka përfituar nga fama e re duke shtuar abonimet e saj në rrjetet sociale e duke dhene intervista.
Modelja e Instagram është shfaqur në kopertinën e një reviste, ku shihet e zhveshur me një palë pranga në duar, ndërsa diçitura poshtë fotos thoshte: “Bija e kongresmenes së arratisur rrëfen mëkatet.” Gjithsesi nëna e saj Aída Merlano u kap më në fund në vendin fqinjë rival Venezuela, në vitin 2020.
Kësaj jave nisën gjyqet e Aída Victoria dhe një dentisti që kishte ndihmuar në arratisjen, të cilët mund të përballen me dënime të gjata nëse shpallen fajtorë.
/Priza.al/