Koronavirusi mund të quhet se e ka përmbushur “misioni” e tij 100%, pasi pandemia e ka përfshirë tashmë të gjithë globin në çdo skaj.
Ishulli i Tongas, i vetmi vend që nuk ishte prekur deri tani nga virusi në dy vite pandemi, ka raportuar sot rastin e parë të Covid-19.
Ishte një udhëtar nga Zelanda e Re që rezultoi pozitiv nga pandemia, pasi vendasit aty konstatuan se ai po teshtinte.
Tonga ka qenë ndër të paktat kombe në botë, që nuk ka pasur valë pandemie, kjo edhe për shkak të izolimit që ka pasur, duke e bërë të pamundur që virusi të përhapej.
Pas identifikimit të rastit, kryeministri i Tongas, Pohiva Tu’i’onetoa, bëri me dije se udhëtari ishte në mesin e 215 pasagjerëve, që kishin mbërritur me një fluturim nga qyteti i Christchurch. Sipas tij, të gjithë janë karantinuar në një hotel, ndërsa po ndiqen të gjitha kontaktet e tij.
Tonga është shtëpia e rreth 106,000 njerëzve, nga të cilët rreth 31% janë plotësisht të vaksinuar dhe 48% kanë marrë të paktën një dozë.
/Burimi: The Guardian/