Një 60-vjeçar është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi teksa po lëvizte me biçikletë në rrugën Milot-Mamurras, është përplasur nga një makinë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar për në polici.
“Në aksin rrugor Milot-Mamurras, në vendin e quajtur “Fusha e e Sportit ” automjeti me drejtues shtetasin V.M., 34 vjeç, banues në Durrës është përplasur me biçiklistin shtetasin D.K., 60 vjeç, banues në Laç, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/