Bulqizë/ Tërmeti i rënë dy ditë më parë në veri të vendit, duket se ende nuk ka përfunduar, pasi vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë shënuar 7 pasgoditje. Sipas institucionit të Prefektit në Bulqizë deri më tani 3 grupet e punës që po bëjnë inspektimet në terren, kanë njoftuar se janë dëmtuar 100 banesa nga të cilat 60-70 banesa të dëmtuara lehtë dhe 30 banesa me dëmtime të mesme.
Në njësinë Administrative Shupenzë janë dëmtuar 25 banesa, në Zerqan 22 banesa, Fushë-Bulqize 18, Gjoricë 11, Ostren 9, Trebisht 6, Martanesh 6 dhe në Bulqizë 3 banesa.
Fatmirësisht nga tërmeti dhe paslëkundjet nuk janë raportuar dëme në njerëz.
/Priza.al/