Zjarr në një banesë, ndërron jetë 69-vjeçarja në Astir

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sërish në Astir. Një 69-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u asfiksua nga zjarri që nisi në banesën e saj. E moshuara me inicialet L.Z, banonte e vetme në banesën e ndodhur në rrugën ‘Loni Ligori’ në Astir.

NJOFTIMI I POLICISË:
Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë. Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *