Një aksident i rëndë ka nodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Qafë Thanë- Librazhd, ku një autobus është përplasur me një furgon dhe si pasojë ka ndërruar jetë shoferi i furgonit, shtetasi me inicialet Q.B., 60 vjeç.
Po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe 4 persona të tjerë të cilët ishin pasagjerë në autobus. Fatmirësisht të gjithë pasagjerët e përfshirë në aksident ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI
Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35, në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur “Guroja”, mjeti autobus me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç, banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobus dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/Priza.al/