Situata mes Ilirit dhe Donaldit po përkeqësohet dita ditës. Në këtë debat janë përfshirë dhe banorë të tjerë si Kledi, Sabiani ku Sabiani i del në mbrojtje Ilirit. Banorët janë ndarë në dy kampe kryesore, diferencë mes të cilëve thellohet çdo ditë e më shumë.
Donaldi: Do të bëj sa të kem jetën time.
Iliri: Nuk kam nerva të merrem fare me ty, je skandal si njeri.
Debati i Ilirit dhe Donaldit në shtëpi duket se e ka rënduar gjendjen emocionale dhe psikologjike të Arjolës.
Ajo është munduar të sheshojë sherrin mes dyshes. Donaldi nga ana tjetër shprehet se është personi i fundit në këtë shtëpi që do të bëj njeri të ndihet keq.
‘Kemi një muaj në këtë gjendje, jemi bërë si fëmijë kopshti’- shprehet Arjola.
Në debatin që ata kishin u përdorën shumë fjalë të papërshtatshme dhe ofendime që e agravuan më shumë situatën.
Donaldi vazhdon të jetë i preferuari i publikut gjë po e shqetëson shumë Ilirin sipas tij.
‘E kap inati atë, e grin nga brenda’-thotë ai.
/Priza.al/