Video- E rëndë në Japoni/ 15 të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë, ja shkaku…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Japoni, ku një burrë ka sulmuar me thikë dhe acid klorhidik disa pasagjerë në një vagon treni.

Një burrë është në gjendje kritike dhe rreth 14 të tjerë janë plagosur ndërsa i dyshuari rreth 20 vjeç është arrestuar në vend.

Sulmi ndodhi në një tren për në Shinjuku, stacionin më të ngarkuar të trenit në botë, në orën 20:00 me orën lokale, teksa shumë të rinj po shkonin në qendër të qytetit për të festuar Halloëeen, pikërisht në momentin që qendrat e votimit u mbyllën pas zgjedhjeve të sotme parlamentare.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *