Laç/ Ekzekutohet me armë zjarri ish-polici Xhelal Reçi, vrasja ndodhi në afërsi të një banke në qendër të qytetit. Sipas burimeve nga policia është gjetur e djegur një makinë e cila dyshohet se u përdor nga autorët të cilët kryen vrasjes së 60-vjeçarit. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/