Nga sot 60-vjeçarët do të marrin dozën e tretë! Nis edhe vaksinimi i fëmijëve +16

Me fillimin e muajit nëntor do të nisë vaksinimi me dozë të tretë i personave mbi 60 vjeç, të cilët kanë mbi 6 muaj që e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.

Ekspertët e vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik  thonë se deri më tani është vaksinuar me një dozë të vaksinës 46% e popullsisë mbi 18 vjeç.

Një rol luan të rëndësishëm edhe në këtë fazë luan mjeku i familjes, sepse doza e tretë bëhet në konsultë me mjekun. Mjekët që janë në vijën e parë do duhet të vaksinohen me dozë të tretë nëse kanë 6 muaj që e kanë marrë vaksinën e dytë.

Prej ditës së sotme do të ulet dhe fasha e vaksinimit në 16 vjeç. Për këtë grupmoshë sipas ekspertëve të ISHP-së rekomandohet vetëm vaksina Pfizer. Ndërkohë që do të kenë mundësi të vaksinohen edhe fëmijët deri në 12 vjeç me probleme shëndetësore.

Mbulesën më të lartë vaksinale ndaj  COVID-19 e kanë grupmoshat mbi 70 vjeç. Ndërsa bashkia me numrin më të lartë të të vaksinuarve është  Gjirokastra me mbi 75% të popullsisë së vaksinuar.

Në të gjithë vendin janë administruar 1.9 milionë doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa rreth 890 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *