Dyshja Monika-Fifi kanë shkaktuar debate të forta në publik me ‘lojën’ që u bënë banorëve javën e kaluar dhe pavarësisht negativitetit që përcollën, ato duket se nuk do të ndalen.
Kësaj here Monika i ka kërkuar produksionit leje për të fshehur makinerinë e kafesë, plan i cili iu aprovua me sukses.
Më pas, Monika kërkoi ndihmën e Fifit dhe të disa prej banorëve për të nisur menjëherë me vënien në zbatim të këtij plani.
Disa ditë më parë, kur po thurnin planin e lojës, ato thanë se do të fshehin edhe sheqerin, pasi Semi e pi kafen me sheqer.
Çfarë do të shkaktojnë këtë herë në shtëpi Fifi dhe Monika? Mbetet për t’u parë.
/Priza.al/