VIDEO/ Atentati në Laç, policia ngre pika të shumta kontrolli… por ka në dorë vetëm gezhoja dhe një makinë të djegur

Ish-oficeri i policisë, Xhelal Reçi është gjetur i vrarë me armë zjarri rreth orës 07:23 në një nga rrugët kryesore të qytetit të Laçit, pranë biznesit të tij.

Ndërkohë në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur që mendohet se ka lidhje me ngjarjen.

Makina është tip “Toyota” dhe dyshohet të jetë e autorëve. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë kanë shkuar grupe të FNSH-së.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në qytetin e Laçit,  në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *