Makina tip “Range Rover” e modeles Françeska Jaçe, ish-banores së Big Brother është djegur pjesërisht mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit që ka përshirë makinën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia.
“Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë.”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.