Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Durrës. Një punonjës i Gardës së Republikës ka mbërritur në spital i plagosur me armë zjarri.
Dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet identiteti i gardistit që mbeti i plagosur.
Njoftimi i policisë:
Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/Priza.al/