SPAK jep pretencën për ish-zyrtarin e policisë së Vlorës Gjergj Kohilli, i cili akuzohet për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal.
Për Gjergj Kohillën ish-shefin kundër krimit të organizuar në Vlorë, SPAK kërkon 8 vite burg, për shkak se përfiton gjykim të shkurtuar. Ndërkohë për Sokol Bodën ish-shefin e stacionit policor Dhërmi dosja është veçuar .
2 ish zyrtarët akuzohen se kanë bashkëpunuar me grupin kriminal Habilaj për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit drejt Italisë.
Fillimisht ato u hetuan së bashku me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela por më pas për shkak se ato vijojnë arratinë, çështja e tyre u veçua.
/Priza.al/