Filmat horror dhe serialet e fundit që reklamojnë vrasje dhe dhunë, kanë nisur që të ndikojnë në mendjet e shumë të rinjve, që jetën e ngatërrojnë me kinemanë.
Një sulmuesi i veshur si klouni “Joker” i filmit “Batman”, ka plagosur 17 njerëz në një tren pasagjerësh që shkonte drejt Tokios natën e “Halloween-it”.
Ai tha se, adhuronte personazhin antagonist të filmit “Batman” dhe se kreu sulmin prej problemeve në punë dhe me miqtë e tij.
24-vjeçari Kyota Hattori, qëlloi me thikë 10 njerëz dhe më pas hodhi atë që besohet se ishte vaj në vagonin e trenit, të cilit i vuri flakën.
Acid klorhidrik besohet se gjithashtu është përdorur gjatë sulmit të tmershëm, i cili ndodhi në linjën ekspres-Keio, që shkonte drejt Shinjuku, stacioni i trenit më i ngarkuar në botë.
Hattori tha në polici se, kishte zgjedhur trenin e mbushur me njerëz për sulmin me thikë e zjarrvënie, në mënyrë që njerëzit të mos kishin nga të largoheshin, sipas rrjetit vendas “NHK”.
Hattori, i cili pas sulmit qëndronte ulur në tren me kostumin e Joker e duke pirë duhan me thikën në dorë, tha më pas në polici se kishte probleme në punë dhe në marrëdhëniet me miqtë e tij.
Zjarrfikësit e Tokios thanë se, një total prej 17 pasagjerësh ishin plagosur, tre prej të cilëve më rëndë, në sulmin e ditës së “Halloween”.
Jo të gjithë ishin plagosur nga goditjet me thikë dhe shumica e plagëve nuk ishin serioze, thanë zyrtarët, duke shtuar se, Hattori kishte shprehur zhgënjim që nuk arriti të vdiste njerëz, siç kishte planifikuar.
Një burrë 72-vjeçar nga Tokio ishte në gjendje më të rëndë, pasi ishte qëlluar me thikë në gjoks, sipas mediave.
Sulmuesi u arrestua në vendngjarje dhe tashmë po hetohet për tentativë vrasjeje.
Motivet e tij nuk ishin tërësisht të qarta, por sipas raportimeve, ai ka thënë se, donte të vriste njerëz që të merrte dënimin me vdekje.
Rrjeti “NHK” raportoi se, dëshmitarët thanë se, sulmuesi kishte veshur një komplet të shkëlqyeshëm, këmishë jeshile e pallto të purpurt, që ngjason me veshjen e “Joker” nga seriali “Batman”.
Një pasagjere femër tha se, sulmuesi vijonte sulmin e tij pa treguar asnjë emocion.
“Ai mbante thikën në dorë dhe përhapte një lëng në vagon. Kryente këto akte pa treguar asnjë emocion, thjesht mekanikisht. Kjo i futi frikën të gjithëve”,- tha ajo.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/