SPAK mori të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës, Bardhi: Akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës

Partia Demokratike ka reaguar pas marrjes të pandehur të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi e ka cilësuar këtë veprim si një akt të mirëpritur drejt pastrimit të politikës dhe thotë se PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve me kallëzimin e saj.

Sipas tij, Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin dhe ky model duhet zhbërë përmes vettingut në politikë.

Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Me kallëzimin tonë në SPAK, pasi treguam me dokumente se mandati i tij ishte i paligjshëm, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Ne i qëndrojmë bindjes sonë se mund të ecim përpara drejt zhvillimit pa politikanë të korruptuar e të lidhur me krimin.

Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin. Ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integritet.
#vettingnëpolitikë
”, deklaron Bardhi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *