Incidenti me producentin Jetmir Agaj/ Reagon Fero, publikon faktet që nxitën sherrin mes tyre

Incidenti i disa ditëve më parë mes reperit Fero dhe menaxherit e producentit të njohur Jetmir Agaj, u bë shumë viral dhe u përhap në të gjithë mediat vemdase.

Në lidhje me ngjarjen ka reguar për herë të parë reperi, i cili ka kaluar 48 orë në komsariat dhe ka thënë se bëhet fjalë për çështje vijash instrumentale e melodike të këngëve.

Artisti nga Gjilani ka treguar një kontratë të qershorit të vitit të kaluar ku dy palët janë pajtuar që të këmbejnë ‘beat’-at’, në cilësinë e dhuratë-dhënësit dhe Fero në atë të dhuratë-marrësit.

Në postimin që tashmë u publikua nga faqja ‘HiphopiShqip’, thuhet se pala me të cilën u krijua mospajtimi i ka ‘ende shumë borxh’. 24-vjeçari mes shumë gjërash ka pasur edhe një paralajmërim për mediat për shqetësimin që ‘i është krijuar njerëzve të tij të afërt’.

Agaj në anën tjetër bëri një deklaratë vetëm pak orë pas incidentit duke thënë se Fero ka sulmuar edhe të tjerët në studio.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *