Koferenca e OKB mbi klimën në Glasgow duket se ka zgjatur shumë orë aq sa anëtarët janë lodhur. Një ndër to ka qenë Joe Biden, i cili ka gjetur pak kohë për të dremitur dhe ka marrë një sy gjumë gjatë samitit historik për klimën.
Siç duket edhe nga videoja, presidenti amerikan nuk i mbante dot sytë hapur gjatë fjalimit të aktivistit të të drejtave të njeriut, Eddie Ndopu lidhur mbi ndikimin e klimës tek personat me aftësi të kufizuara.
Biden appears to fall asleep during COP26 opening speeches pic.twitter.com/az8NZTWanI
— Zach Purser Brown (@zachjourno) November 1, 2021
Ndërkohë që në rrjet veprimi i tij po justifikohet me ndryshimin e orës. Ora në Uashington DC është katër orë pas asaj në Mbretërinë e Bashkuar. Gjë që mund të ketë ndikuar në kohën kur Biden merr pak pushim brenda Shtëpisë së Bardhë.
/Priza.al/