Në shtëpinë e ‘Big Brother’ debatet dhe skemat e xhelozisë nuk kanë fund. Edhe pse Fifi dhe Graniti kanë vendour të kenë vetëm shoqëri mes tyre, këngëtarja duket se nuk pranon dot faktin se ai mund te shoqërohet me banore të tjera brenda shtëpisë.
Së fundmi ai është shoqëruar me Sarah Berishën dhe me Semin, gjë e cila ka rikthyer skenat e xhelozisë mes dyshes.
“Ke filluar ti kullosësh sytë, edhe unë do t’i kullos që këtej e tutje”,– tha ajo.
Graniti u përpoq ta sqarojë se vajzat e shtëpisë i ka thjesht shoqe por kjo nuk e ka bindur mjaftueshëm këngëtaren.
“Edhe unë kam miq këtu, por unë nuk shkoj t’i puth”,- tha ajo e revoltuar.
/Priza.al/