Granit Cana shpreh mall për ish-të dashurën: Do doja ta takoja

Banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Granit Cana ka rrëfyer pak ditë më parë historinë e dashurisë jashtë shtëpisë së BBV.  Ai ka treguar se ka bashkëjetuar me vajzën dhe se vetem motra e saj e dinte këtë lidhje, në familjen e saj.

Graniti tha se nuk mund t’i kërkoi vëllait të madh që t’ia sjellë partneren në shtëpi, pikërisht sepse familja e saj nuk është në dijeni të marrëdhënies së tyre. Ai pranoi se kur ka hyrë në shtëpi, raporti mes tyre ka qenë në krizë.

Por mbrëmjen e djeshme, teksa qëndronte me banorët e tjerë në oborr, Graniti tha se ka shumë dëshirë që ta takojë të dashurën.

Gjë e bukur do ishte me e pas taku!”,- tha Graniti.


Lidhja që ka jashtë shtëpisë është edhe arsyeja pse ish-futbollisti i tha Fifit se nuk mund ta shohë dot më shumë se shoqe. Ai madje ka vendosur që të mos krijojë lidhje me asnjë nga vajzat në shtëpi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *