Garda Republikës shpall 50 vende të lira pune/ Ja kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Ministria e Brendshme njofton se Garda e republikës ka shpallur 50 vende të lira për punonjës të nivelit bazë të cilët do të ndjekin  kursin e formimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në  Akademinë e Sigurisë ndërsa aplikimet janë të hapura deri në 20 Nëntor 2021.

Sipas njoftimit kriteret që duhet të plotësojnë të gjithë kandidatët janë të listuara si më poshtë:

  1. KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT:
  2. a) të jetë shtetas shqiptar;
  3. b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  4. c) të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;

ç) të ketë përfunduar arsimin e mesëm;

  1. d) të jetë i moshës 19-30 vjeç; të jetë me gjatësi trupore jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe 170 cm për femrat;
  2. dh) të jetë i aftë nga ana shëndetësore për të kryer shërbim në struktura që, sipas ligjit, lejohet të mbajnë armë;
  3. e) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

ë) të mos jetë në ndjekje penale;

  1. f) të mos jetë përjashtuar ose larguar nga puna për shkelje ligjore apo disiplinore;
  2. g) të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të funksioneve në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Aplikanti që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e mësipërme, nuk kualifikohet dhe nuk duhet të vazhdojë aplikimin.

  1. DOKUMENTAT QË DUHET TË PARAQESIN KANDIDATËT:

Aplikantët duhet të paraqesin në fazën e parë të konkurrimit  dokumentet e mëposhtëm:

1) Kërkesë dhe Formularin e aplikimit që e shkarkoni online

2) CV (Kurikulum vitae)

3) Kopje të kartës së identitetit

4) Dëftesën e shkollës së  mesme  ose  listë notash,  të  cikluar  në  Drejtorinë Arsimore të Rrethit, të fotokopjuar dhe të noterizuar.

5) Vërtetim nga Gjykata

6) Vërtetim nga Prokuroria

7) Raport i aftësisë në punë (sipas shtojcës V, të VKM nr. 596, datë 04.09.2019), nga mjeku i familjes.

8 ) Dëshmi për kualifikimet e kryera (në qoftë se ka)

9) Deklaratë personale mbi pastërtinë e figurës (Plotësohet kur aplikanti paraqitet për testim)

10) Dy foto (9 X 12) me këmishë dhe kollare.

Dokumentet do të dërgohen me postë në adresën: “Garda e  Republikës, Rruga e Elbasanit, Pallati i Brigadave, Tiranë”, brenda datës 20.11.2021.

III. SHQYRTIMI I DOKUMENTACIONIT  DHE PROCESI I ANKIMIMIT

– Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 3 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve.

– Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, s’kualifikohet. – Aplikanti ka të drejtën e ankimit brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Komisioni i apelimit shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës me telefon ose adresë e-mail.

  1. TESTIMI I KANDIDATËVE

Kandidatët e kualifikuar në fazën e dorëzimit të dokumenteve, duhet të paraqiten në orën 08:00 të datës 23.11.2021, në adresën: “Qendra e Formimit dhe Kualifikimit Profesional, të Gardës së Republikës, Mullet, Tiranë”.

Kandidatët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza:  

– Vlerësim i aftësive shëndetësore

– Intervista dhe testi psikologjik

– Testim i aftësive fizike

Aplikanti s’kualifikohet në rastet e mëposhtme:

  1. a) nuk kalon kontrollin shëndetësor;
  2. b) nuk kalon testin psikologjik;
  3. c) nuk kalon testimin e aftësive fizike;
  4. d) nuk paraqitet në kohën e caktuar në një nga fazat e testimit;
  5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët aplikues që të kualifikohen, duhet që në testimin fizik bazë të arrijnë rezultatin minimal 50 pikë. Renditja e kandidatëve do të bëhet sipas rendit zbritës të pikëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *