VIDEO/ Me shpejtësi deri në 148 km/h, makina inteligjente ‘kap mat’ 219 shoferë! ‘Bën namin’ me gjoba dhe heqje patentash

Falë makinës inteligjente dhe monitorimit të shtuar që ajo bën në rrugët interurbane në Tiranë janë gjobitur 219 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 120 deri në 148 km/h, shpejtësi që është rrezik potencial për aksidente rrugore.

Nga shoferët e gjobitur, rezulton se 21 prej tyre ishin me shpejtësi mbi 30 km/h më shumë se tabela e lejuar, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

88 drejtues mjetesh kanë përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të automjetit, 56 ishin pa rrip sigurimi krahas shpejtësisë, ndërsa 34 të tjerë kishin kryer tri shkelje, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit dhe nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve, biçiklistët dhe këmbësorët që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *